Ancelotti ka 3 dilema në formacionin e Bayernit
Bayerni nën drejtimin e Ancelotti-t po kalon një moment mjaft të mirë n ë fundin e këtij sezoni. Kthimi i Boateng pas 4 muajve mungesë krijon balotazh në qendër të mbrojtjes.

Statusi i kampionit të Botës është i paprekshëm dhe ai që do ta pësojë është njëri mes Martinez dhe Hummels. Në krahun e djathtë ka një vend për dy lojtarë.

Ribery është një vetera, ndërkohë që Douglas Costa nuk e pranon stolin. Por kthimi në formë i francezit vë në vështirësi brazilianin dhe trajnerin. Në repartin ofensiv zgjedhja bëhet akoma më e vështirë. Thiago apo Muller. Bayern duhet të jetë i suksesshëm me zgjedhjet e Ancelotti-t.
Shtuar më 15/03/2017, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori