Ancelotti: Kam nxjerre mesime nga humbja
Albeu.com
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është i befasuar nga humbja 2-1 ndaj klubit shqiptar Tirana, në ndeshjen e mbrëmshme miqësore, por shpreson se nga ky rezultat negativ të nxjerrë diçka pozitive.Në fushë për rosonerët u rikthyen Alessandro Nesta dhe Filippo Inzaghi, por ky i fundit pësoi sërish një lëndim pas një sfide me portierin Blendi Nallbani.

“Ishte një një stërvitje e mirë për ne dhe pash disa paraqitje të mira individuale nga disa lojtarë. Ronaldinho po përmirësohet gjithë kohën, por edhe Nesta dhe Inzaghi ishin po ashtu të mirë. Lëndimi i Inzaghit nuk është serioz, ishte vetëm një goditje”, ka thënë Ancelotti.

“Nesta kundër Sampdorias? Ndoshta, por duhet të presim. E pash dëshirën për të fituar dhe nervozizmi për të rikthyer rezultatin, ishte i mirë. Na mungoi diçka në pjesën e fundit të ndeshjes”, ka komentuar Ancelotti ndeshjen e mbrëmshme.
Shtuar më 15/10/2008, ora 20:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori