Ancelotti kandidat për pankinën e Arsenalit
Carlo Ancelott
Ish-trajneri i Chelseat, Milanit dhe Juventusit, Carlo Ancelotti, mund të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të Arsenalit, informon ditën e sotme e përditshmja britanike "The Sun".

Pas fillimit më të dobët të 15 viteve të fundit, pozitat e Wenger në klubin e madh londinez janë më të lëkundura se kurrë dhe burime brenda Arsenalit pranojnë për tabloidin se mundësia e zëvendësimit të trajnerit është bërë reale.

Nëse diçka e tillë do të ndodhë, Ancelotti shihet si favorit për t'u ulur në stolin e "Emirates" në vend të trajnerit që drejton "topçinjtë" që prej vitit 1996.

Nga ana e tij, në një prononcim për mediat italiane, Ancelotti pranoi dëshirën e tij për t'u rikthyer në Premierligë.

"Kam një lidhje të fortë dhe kujtime shumë të bukura nga dy vitet e mia të qëndrimit tek Chelsea. Për një trajner, Anglia është vendi perfekt", deklaroi italiani. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori