Ancelotti kërkon sulmuesin e Realit te Napoli
Sipas të përditshmes italiane "sportmediaset", skuadra e Napoli synon të sjellë në "San Paolo" sulmuesin francez Karim Benzema, që aktualisht luan me Real Madrid. Ka qenë trajneri Carlo Ancelotti ai që i ka kërkuar te presidentit De Laurentiis sulmuesin 31-vjeçar, të cilin e njeh mirë. Ancelotti e ka drejtuar Benzema te Real disa sezone më parë.

Pavarësisht dëshirës së trajnerit italian, ky transferim nuk ka për të qenë aspak i lehtë. Kjo për dy arsye: E para rroga e lartë që ka lojtari, e vështirë për arkën e Napolit dhe e dyta është se trajneri Zinedine Zidane nuk ka për të hequr dorë kollaj nga sulmuesi francez.

Ky sezon ka qenë i mirë për Benzema, që ka mbajtur lart nderin e skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldo. Gjithsesi, Napoli do të bëjë një ofertë për sulmuesin dhe në rast se do të dështojë ky transferim, atëherë objektivi i radhës do të jetë Mauro Icardi. Ky i fundit mund të vijë në formë shkëmbimi, me Lorenzo Insigne që do të shkojë tek Interi. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2019, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori