Ancelotti kontakton mesfushorin e PSG, i premton sukses
Pëlqej
Carlo Ancelotti pas ardhjes te klubi i Napolit po tenton që të forcojë skuadrën dhe ka si objektiv disa nga lojtarët më të mirë që luajnë në kampionatin europian.

Mediat italiane raportojnë se tekniku ka telefonuar së fundmi mesfushorin e PSG, Di Marian për ta bindur që të bashkohet me Napolin.

Raportimet vazhdojnë duke thënë se Ancelotti i ka premtuar një karrerë të suksesshme Di Marias dhe një rol prej lideri, madje një kontratë afatgjatë, prej 4 vitesh.

Di Maria pothuajse është i larguar nga PSG-ja, pasi mardhëniet me klubin francez nuk janë të mira. /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori