Carlo
Ancelotti ka lavdëruar fuqinë e Real Madridit në
mbrojtje dhe në veçanti ka përmendur formën e
Sergio Ramos.
Spanjolli kaloi nëpër një periudhë shumë të vështirë në muajt e fundit të vitit të kaluar, por trajneri italian është i kënaqur me mënyrën se si 27-vjeçari është rikthyer në formën më të mirë.
“Skuadra është shumë e aftë të bëjë më shumë punë në
mbrojtje. Dhe ne kemi parë
Sergio Ramosin e vërtetë tani, jo lojtarin që ishte në nëntor ose dhjetor”.
“Ju mund t’i rregulloni shpejt gabimet dhe ne e kemi bërë këtë, jo vetëm duke ndryshuar sistemin tonë, por po ashtu sepse lojtarët tani e kuptojnë se sa i rëndësishëm është të rikuperohet zotërimi”.
“Ekuilibri në mes të mbrojtjes dhe sulmit është gjëja më e rëndësishme në futboll. Puna defensive nuk kërkon kreativitet ose aftësi”, ka thënë
Ancelotti për Canal Plus.
Shtuar më 28/02/2014,
ora 16:33