Ançelotti: Lojtarët nuk i kam të përqendruar, kjo smë pëlqen aspak
Carlo Ancelotti pas humbjes 2-0 në transfertën ndaj Hoffenhaim është shprehur i pakënaqur me lojën që zhvilloi skuadra bavareze. Gjithashtu tekniku italiani vuri theksin se ky rezultat vjen edhe për shkak se lojtarët nuk janë në 100% të formës së tyre.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne tentuan disa herë të gjenim golin, por nuk ia dolëm dot. I tillë është futbolli edhe pse në kishim gjatë gjithë kohës topin në zotërim dhe raste të shumta, kundërshtari arriti të na ndëshkonte dy herë në tre mundësi që iu krijuan. Ekipi nuk është në 100% të fomrës dhe lojtarët nuk i shoh të përqëndruar, nuk më pëlqen ky fakt.” tha italiani.

Bayern duhet të bëjë mirë llogaritë pasi dhe në Ligën e Kampioneve janë në të njëjtin grup me PSG i cili po klalon një formë të jashtëzakonshëm në fazën ofensive. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori