Ancelotti: Mourinho është provokues
Albeu.com
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje më 'skandalin' e fundit të Jose Mourinhos duke thënë se trajneri i Interit është shumë provokues.Mourinho është kritikuar shumë nga shtypi italian pasi që ai e kishte ‘sulmuar’ trajnerin Juventusit, Claudio Ranieri.

“Mourinho është një person unik. Unë e njoh atë dhe ai është shumë i mirë, mirëpo i pëlqen ta ngacmojë shtypin. Është me rëndësi që ta mbash gojën mbyllur dhe mund t’ia kalosh mirë me të. Gjërat nuk duhen marrë shumë seriozisht kur bisedon me Mourinhon”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Ancelotti ka folur edhe për përgatitjet parasezonale të Milanit duke pohuar se nuk ka pritur një dështim të këtillë. Për Ancellotin favorit për ta fituar Scudetton është pikërisht skuadra e Mourinhos, pasi që është me e përgatitur në të gjitha departamentet.
Shtuar më 12/08/2008, ora 19:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori