Ancelotti: Mund të mbyll karrierën tek Napoli
Carlo Ancelotti ka befasuar të gjithë në konferncën për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Juventusit, shkruan Albeu.com.

Italaini i cili ka vetëm 7 muaj tek Napoli ka deklaruar se mund të mbyllë karrierën tek të kaltrit.


"Mund të marr parasysh mundësinë e mbylljes së karrierës sime këtu".

"Është një projket afatgjatë, ndihem mirë në këtu dhe besoj se klubi është është e kënaqur nga puna ime, kur ka harmoni në skuadër, mund të vazhdojmë përgjithmonë", përfundoi Ancelotti.

Ndërkohë Carlo Ancelotti ka drejtuar shumë skaudra të mëdha, si Juventus, PSG, Chelsea, Real Madrid, dhe Milanin ku qëndroi më gjatë për plot 9 sezone dhe këtë gjë mund ta përsërisë dhe tek Napoli. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori