Ancelotti: Ndaj Juves mjaftojnë edhe dy barazime
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Almerian, tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur edhe për sfidën e dyfishtë në Champions League kundër Juventusit, e programuar për datat 5 dhe 13 maj, përcjell Portali Albeu.

"Do ti besojmë stilit të vjetër italian. Edhe dy barazime mjaftojnë për të kaluar turin. Ndërsa në La Liga duhet ti fitojmë të gjitha. Mbrojtje me tre në Torino? Kundër Celta isha i detyruar për shkak të rrethanave. Benzema? Që prej të dielës do të stërvitet me grupin, do të shohim çfarë do të ndodhë. Bale do të jetë kundër Sevillas (e shtunë, 2 maj). Po kryen një punë individuale", ka thënë Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori