Ancelotti në "telashe", mbrojtja e Realit "fut ujë"
Real Madrid vazhdon të mos bindë me lojë, edhe pse ka arritur të fitojë dy ndeshjet e fundit. Nëse Karim Benzema nuk shënon gol pej më shumë se një muaji, në "shënjestër" të kritikave është edhe reparti i mbrojtjes. Carlo Ancelotti nuk ka arritur të gjejë dot ekuilibrin e duhur dhe skuadrat kundërshtare arrijnë të depërtojnë më lehtë se kurrë në zonën madrilene.

Reali ka pësuar 9 gola në 8 ndeshje të luajtura në kampionat, diçka që ka ndodhu vetëm një herë në 10 vitet e fundit. Në sezonin 2008-09, Reali pësonte 12 gola në 8 ndeshje të luajtura.

Shumë ndryshime – Problemet në mbrojtje
te Reali vijnë edhe për faktin se Ançeloti ende nuk ka arritur të gjejë një formacion fiks. Dyshja Pepe-Ramos ka qenë e padiskutueshme në qendër të mbrojtjes, kjo edhe për shkak të mungesës së Varanes, ndërsa ndryshimet më të mëdha kanë qenë në krah. Në të djathtë nisi të luante Carvajal, më pas Ancelotti "u fiksua" pas Arbeloas. Në të majtë e kanë
provuar të gjithë, duke nisur nga Nacho e Arbeloa, e duke përfunduar te Marcelo dhe Coentrao. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori