Ancelotti "ngre në qiell": Chicharito, fantastik!
I kënaqur për kalimin në gjysmëfinalet e Championsit, Carlo Ancelotti përgëzoi skuadrën dhe në veçanti thuri elozhe për meksikanin Chicharito, goli i të cilit ishte vendimtar për fatin e Real Madrid.

"Ai ishte zgjidhja fantastike për ne, luajti shumë mirë dhe me intensitet. Chicharito meriton të përgëzohet sepse ka kaluar një vit të vështirë. Në këtë takim u tregua një profesionist i vërtetë dhe unë jam i lumtur për të. Gjendja e tij fizike? Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndihet thjesht i lodhur pasi nuk është mësuar të luajë për 90 minuta", tha Ancelotti.

Kampionët në fuqi të kontinentit do të vazhdojnë rrugëtimin në kërkim të "La Undecimas", me shortin që mund t’i vendosë përballë Barcelonës, Bayernit apo Juventusit.

"Do të përpiqemi ashtu siç bëmë vitin e shkuar, por nuk do të jetë e lehtë. Në gjysmëfinale gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi kompetitivë dhe do të japim maksimumin për të arritur aty ku duam", vazhdoi italiani. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2015, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori