Ancelotti: Një ditë mund të rikthehem te Milani
Milani po kalon një ndër momentet më të vështira të historisë së saj, por mesa duket në të ardhmen do të ketë në krye një trajner të madh.

Carlo Ancelotti në një intervistë për gazetën "Marca" ka shprehur dëshirën që një ditë të rikthehet në krye të kuqezinjve.

"Mund të rikthehem te Milani, por nuk është momenti për ta bërë di diçka të tillë. Jam në një klub të madh si Bayerni. Mund të rikthehem në të ardhmen në Itali, por jo në krye të Kombëtares. Më pëlqen të punoj më shumë për klubet", ka thënë strategu italian./albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori