Ancelotti: Nuk e di pse ka një atmosferë kaq negative
Kontestimet e tifozerisë së Napolit për një tjetër sezon pa asnjë trofe dhe zhgënjyer, edhe pse mbërriti në stol Carlo Ancelotti, kanë lënë shije të hidhur te trajneri italian, që pas ndeshjes së fituar ndaj Frosinones, ka reaguar:

"Nuk e di pse ka një atmosferë kaq negative përreth Napolit... Sinqerisht nuk i jap dot shpjegim. Ky klub është konsoliduar përpara se të vija unë".

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë, njëherë e mirë, që një futbollist që fiton 10 mln euro nuk do të vijë këtu, duhet të investojmë te të rinjtë. Ky është realiteti i Napolit. Punojmë për t'i dhënë kënaqësi të gjithëve". /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori