Ancelotti nuk i trembet Juventusit: E di sekretin për t’i mundur
Merkatoja aktive që Juventusi ka bërë këtë verë, duket se nuk e tremb aspak Carlo Ancelottin i cili, në një intervistë për "TV Luna", ka folur në lidhje me kampionatin që nis pas pak javësh.

Ancelotti u shpreh se nuk ka nevojë për lojtarë me emër për të bërë një kampionat të madh, duke zbuluar edhe "sekretin" për të mundur Juventusin.

"Mendoj se është koha e duhur për të marrë një trofe, pasi skuadra e ka motivimin. Fitorja nuk duhet të jetë domosdoshmëri për ne, por një ëndërr e madhe të cilën duhet ta kapim të gjithë së bashku.

Duke përmirësuar grupin, mendoj se edhe Juventusi mund të mundet. Nuk ka nevojë të marrësh futbollistë me emër për të nxehur grupin, pasi e nxeh edhe duke bërë më të mirën dhe duke luajtur mirë. Në datën 31 gusht, do të jemi gati për të konkretizuar gjithçka. Nuk është i mjaftueshëm më vendi i dytë për ne, pasi vetëm të tjerë flasin për vend të dytë", u shpreh Ancelotti
Shtuar më 22/07/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori