Ancelotti nuk ka vendosur ende për Di Marian
Pëlqej
Teknikut të Real Madrid, Carlo Ancelotti shprehet se nuk mund të krahasojë rastin e Mesut Ozil sezonin e kaluar me atë të Angel di Maria këtë sezon. Por tekniku italian Ancelotti thotë se situata mbetet e njëjtë dhe se Di Maria është pjesë e ekipit dhe se mund të luajë të martën kundër Atletico Madridit.

“Di Maria është në dispozicion tone si të gjithë të tjerët. Ai mund të fillojë ndeshjen dhe ka një mundësi. Nesër do të luajë me ekipin ekip. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi me Ozil. Nuk futem në këto gjëra pasi e humbas përqendrimin. Di Maria është i gatshëm të luajë dhe të na ndihmojë neve. Deri më 31 gusht do të jetë kështu. Gjithçka do të jetë normale edhe nëse ai qëndron ose shkon”, ka thënë Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori