Ancelotti: Nuk kam aq fuqi sa ka Ferguson në skuadër
Pëlqej
Anceloti
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti insiston se ai ka shumë më pak fuqi tek Chelsea se sa kolegu i tij Alex Ferguson tek Manchester Untited për aferat që bën klubi në transferimet e lojtarëve. Ish tekniku i Milanin mendon se po lufton për të mbrojtur titullin kampion përballë një Ferguson në një pozicion më të avantazhuar i cili ka shumë fuqi mbi Old Trafford.

“Duhet të më krahasoni mua me Ferguson”, ka thënë Ancelotti pas humbjes me Birminghamin. “Janë dy pozicione të ndryshme. Ferguson ka kontrollin total të skuadrës kurse unë jam vetëm drejtuesi teknik, kaq”, ka përfunduar Ancelotti.(albeu.com)
Shtuar më 22/11/2010, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori