Ancelotti paralajmëron Milanin: Bëj kujdes nga trajnerët e paaftë
Carlo Ancelotti ka bërë historinë e Milan-it.

Me kuqezinjtë, ai ka fituar 2 Champions League, një kampionat, një Kupë të Italisë, një Superkupë të Italisë, 2 Superkupa të Europës dhe një Botëror për klube. Jo keq.

Gjatë një lidhje direkte në Instagram me gazetarin sportiv Carlo Pellegatti, Ancelotti ka dashur të paralajmërojë ish-klubin e tij: "Te Milan-i duhet të trembin trajnerët e paaftë, jo ata të huaj. Fatmirësisht, kanë zgjedhur shumë të mirë".

I pyetur në lidhje me Rangnick, trajneri aktual i Everton-it ka thënë: "Jemi takuar kur isha në Gjermani. Nuk e njoh, kam lexuar se është i dashuruar me Milan-in e Sacchi-t, por nuk e njoh metodologjinë e tij", ka thënë Ancelotti
Shtuar më 03/05/2020, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori