Ancelotti pas humbjes me Atalantan: Ai është thesari i klubit
Carlo Ancelotti nuk mund të jetë absolutisht i kënaqur me Hysajn dhe futbollistët e tjerë të tij pas disfatës së Napolit 1-2, madje me përmbysje ndaj Atalantës së Djimsitit e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk ishte në fushë.

"Për një orë luajtëm mirë, në këtë periudhë kemi shpenzuar shumë, por kemi luajtur në ritme shumë të larta. Nuk jam i zhgënjyer me performancën, por kur mungojnë disa motivime mund të ndodhë që të pengohesh në moment të tilla", komentoi Ancelotti pas ndeshjes.

"Insigne ka luajtur 3 ndeshje në një javë, prandaj preferova që ta ruaj për ndeshjet e ardhshme. Ai e di mirë që është një thesar për këtë skuadër dhe i këtij klubi. Gjithsesi nuk e lash jashtë fushës për shkak të vërshëllimave", u shpreh trajneri i Napolit në lidhje me sulmuesin Insigne. /albeu.com/



Shtuar më 22/04/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori