Ancelotti, pas pushimit 10 mujor fshihet Juventusi
Pëlqej
“Në 10 muajt e ardhshëm nuk do të stërvit asnjë ekip”, deklaroi Carlo Ancelotti, kur emri i tij filloi të lakohëj si pasues i Montellas, në stolin e Milanit.

Por me sa duket, pas këtyre 10 muajve fshihet një tjetër klub që Ancelotti e ka drejtuar në të shkuarën. Bëhet fjalë për Juventusin, që kërkon t’ia besojë pikërisht ish trajnerit të Bayernin drejtimin e ekipit, në verën e ardhshme.

Pas 4 sezonesh, bardhezinjtë vështirë se do të rinovojnë besimin ndaj Massimiliano Allegrit, në rast se nuk fiton në Europë. Por me formën aktuale të Juventusit, jo vetëm Europa, por edhe mbrojtja e titullit në Serinë A duket e vështirë, ndaj drejtuesit e klubit janë duke projektuar pikërisht Ancelottin për të drejtuar ekipin drejt suksesit në Champions.

Ancelotti e ka drejtuar Juventusin në periudhën 1999-2001 dhe ka rivalizuar për titullin kampion, por ka arritur të fitojë vetëm një kupë Intertoto./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori