Ancelotti pranon gabimet: Kthesa vjen me Getafen
Trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti bën autokritë pas eliminimit në Kupën e Mbretit nga Atletico Madrid. Sipas 55-vjeçarit italian, "Los Blancos" nuk i bënë gjërat mirë në përballjen e dyfishtë me "Los Colchoneros" dhe si pasojë e kësaj erdhi edhe eliminimi në kupë, por ai gjithsesi nuk ka mbetur krejtësisht i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij.

"Autokritika qëndron mbi faktin se në ndeshjet e fundit e kemi humbur disi kontrollin e lojës, dhe dicka të tillë e kemi paguar shtrenjtë. Na mërzit eleminimi ndaj Atleticos pasi Kupa e Mbretit ishte një objektiv për ne në këtë sezon. Megjithatë tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të përqëndrohemi në La Liga dhe në Champions League, pasi në të dy këto kompeticione kemi objektiva madhorë për të arritur. A kam parë në fushë një Real të fjetur? Jo nuk besoj unë nuk kam parë as mungesë loje nga skuadra ime dhe as mungesë sjelljeje, problemi i vetëm qëndron te fakti se kemi gabuar pak si shpesh gjatë ndeshjeve të fundit", është shprehur Ancelotti në konferencë për shtyp.

Rivali i radhës për Realin e Madridit është Getafe. Dy skuadrat do të përballen mesditën e së dielës në
"Coliseum Alfonso Perez", në një tjetër ndeshje derbi, sfidë gjatë së cilës Ancelotti kërkon maksimumin e përqëndrimit nga djemtë e tij.

"Do të shkojmë të luajmë përballë Getafes me të njëjtën dëshirë si gjithmonë. Ata përpara disa ditësh kanë ndërruar trajnerin dhe diçka e tillë ndikon për mirë te Getafe. Janë një skuadër që kanë nevojë për pikë, prandaj nëse duam të fitojmë na duhet të shfaqim gjithë potencialin tonë në fushën e lojës", ka deklaruar trajneri i Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori