Ancelotti: Ronaldo gaboi që zgjodhi Juventusin
Pëlqej
ronaldo0000
Trajneri i skuadrës së Napolit, Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur aspak admirimin e tij për Cristiano Ronaldon. Ata punuan së bashku për dy vite te Reali i Madridit dhe tekniku e njeh fije për pe. Së fundmi trajneri tha se është shumë i lumtur që një lojtar si Ronaldo zbarkoi në Serie A, por gabimi i tij ishte kalimi te Juventus.

Transferimi i Cristiano Ronaldos është lajm i shkëlqyeshëm për imazhin e Serisë A. Për një kohë të gjatë, kjo ligë ishte liga e super yjeve: Maradona, Platini, Zico, Zidane, Ronaldo, Shevchenko, Kaka, Ibra, e të tjerë.

Kjo gjë nuk ka qenë duke ndodhur edhe gjatë 10 vjetëve të fundit, por transferimi i Cristiano Ronaldos do ta rikthejë këtë gjë. Ai është një profesionist i mrekullueshëm, gabimi i tij i vetëm ishte transferimi në Juventus”, tha Ancelotti. /albeu.com/


Shtuar më 23/10/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori