Ancelotti shfrenon fantazinë: CR7 e Messi bashkë?...
Dy yjet, të ulur pranë njëri-tjetrit në ceremoninë gala të "Topit të Artë", nxitën fantazinë e shumë tifozëve, duke ëndërruar që një ditë ti shohin në fushë bashkë, në një skuadër.

Kjo ide i pëlqen edhe Carlo Ancelottit, që në konferencën pë shtyp në vigjilje të ndeshjes së kthimit të Kupës së Mbretit me Atletico Madrid, u shpreh: "Cristiano Ronaldo është një flamur i Real Madrid dhe Messi i Barcelonës. Secili prej tyre ka skuadrën e tij dhe ti kesh të dy bashkë do të ishte diçka e madhe".

Tekniku i Real Madrid foli edhe për Luka Modriç: "Ka filluar të punojë dhe pas rreth 1 muaji do të jetë në fushë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por dua të them se ata që e kanë zëvëndësuar kanë bërë shumë mirë, si Isco".
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori