Ancelotti: Simeone një lider i jashtëzakonshëm
Trajneri Carlo Ancelotti rezerbon fjalët më të mira për Diego Simeonen. Në një intervistë për "goal.com", ai është shprehur se meritën më të madhe për sukseset e Atleticos e ka strategu argjentinas.

Simeone është lider i mrekullueshëm. Lojtarët e Atleticos kanë besim të plotë në trajnerin e tyre. Ai ka marrëdhënie fantastike me lojtarët. Ai di si të krijojë një lidhje me ta.

Çdo gjë ka ndryshuar që nga ardhja e Simeones në klub. Ai ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës, duke e rikthyer në ndër ekipet më të mira në botë. Simeone di si t’i motivojë lojtarët e tij, të cilët japin edhe shpirtin në fushë për të”, theksoi ndër të tjera Ancelotti.
Shtuar më 28/05/2016, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori