Ancelotti sot në Tiranë (FOTO)

Trajneri i BajernitMynihut, Carlo Ancelotti vjen në Tiranë pasditen e sotme, për të promovuar librin e tij “Quiet Leadership”.

Tekniku italian do të ketë një takim special me kryeministrin Rama dhe disa të ftuar specialë në fushën e sportit.

Ky takim do të mbahet në orën 18:30, në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa ardhja e Ancelottit në Shqipëri pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës, pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e BajernitMynihut. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori