Ancelotti: Start i dobët, por do rregullojmë gjithçka
Pëlqej
Pas dështimit në Superkupën e Spanjës, Real Madrid mori një tjetër goditje të rëndë nga Atletico madrid në javën e tretë të Primera Division. Një start aspak i mirë, që u reflektua edhe me vërshëllimat e publikut në "Santiago Bernabeu" ndaj portierit Iker Casillas, ndërsa një sektor i stadiumit kërkoi madje edhe dorëheqjen e presidentit Florentino Perez.

I pyetur për reagimin e tifozëve të "Los Blancos", trajneri Ancelotti u shpreh: "Nuk i kam dëgjuar vërshëllimat ndaj Casillas dhe nuk e di nëse tifozët kanë vërshëllyer. E kam patur mendjen te ndeshja dhe jo te ato që ndodhin në shkallët e stdiumit".

Diçka nuk shkon te mekanizmat e lojës së Realit, ndërsa prurjet e reja, ende nuk po arrijnë të lënë gjurmë te kampionet në fuqi të Europës.

"Jam i shqetësuar sespe nuk e kemi nisur siç duhet sezonin. Për fat të mirë është vetëm fillimi. Sezonin e kaluar patëm të njëjtin problem, por unë jam i bindur se me punë dhe duke bërë autokritikë, do të rregullojmë gjithçka. Problemi nuk është tek sistemi i lojës, thjesht disa lojtarë duhet të përshtaten më mirë. Në pjesën e dytë nuk luajtëm me shumë intensitet, sikurse na ndodhi në Anoeta", vijoi tekniku italian.

"Los Colchoneros" arritën për të herë të parë të fitonin dy ndeshje radhazi në "Santiago Bernabeu" në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:40
oohhoohhooho
e Dielë 14 Shtator 2014, Ora 12:59
po me duket qe ti shpejt ki mi ngre kijet .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori