"Për Topin e Artë flitet gjithmonë tepër, por këtë vit ka pak vend për diskutime. Nëse vitin e shkuar në garë ishin futbollistë si Messi dhe Ribery që mund ta fitonin, këtë vit, duke parë rendimentin e Cristiano Ronaldos, nuk ka
dyshime se do e fitojë ai çmimin".
Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit, tekniku i Real Madrid, që nuk ka
dyshime se këtë sezon "
Topi i Artë" do të shkojë sërish për yllin portugez.
Ancelotti foli këtë mëngjes në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së Copa del Rey kundër Cornella, skuadër që militon në divizionin e tretë
spanjoll.
"Do ta le pushim CR7-ën, por edhe Casillas, Ramos, Modriç dhe Kroos. Do të luajmë me Navas, Arbeloa, Carvajal, Nacho, Varane, James Rodriguez, Khedira, Illaramendi, Isco, Hernandez e Benzema", është shprehur
Ancelotti. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014,
ora 11:45