Ançelotti tregon favoritin e Championsit
Trajneri i skuadrës së Napolit, Carlo Ançelotti ka treguar se kush është skuadra favorite që mund të fitojë championsin këtë sezon. Ai beso se PSG është favorit për të fituar në champions dhe në ndeshjen ndaj Napolit.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe deçisive për të dy ekipet.
Në jemi në një grup shumë të vështirë me PSG-në dhe Liverpool-in. Rezultati mund të jetë vendimtar për të ardhmen tonë në këtë kompeticion, por e njëjta gjë vlen edhe për Paris-in.
Na duhet një performancë e jashtëzakonshme nëse duam të fitojmë, sepse nuk kemi në skuadër disa lojtar të jashtëzakonshëm siç kanë ata.

Ju mungon eksperienca në momente të rëndësishme në Champions League, por ekipi është më i fortë këtë sezon dhe lojtarët kanë më tepër vetëbesim. Ata e dinë që mund të fitojnë Champions League këtë sezon.

Mendoj se Mbappe dhe Neymar mund të kenë suksesin e Ronaldos dhe Messit në futbollin ndërkombëtar. Nëse Mbappe nuk fiton Ballon d”Or këtë vit, do ta fitojë sezonet e ardhshme”, tha Ançelotti. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori