Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur
Trajneri italian Carlo Ancelotti ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur.

Ancelotti gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe me shumë përvojë si Milan, Chelsea, Juventus, PSG, Real Madrid dhe Napoli, ndërsa tani është në krye të Everton.

Atij, ndoshta i janë dashur të mendojë gjatë se kush janë lojtarët që ka stërvitur, por nxori 11 emra, gjatë një lidhje të drejtpërdrejt me tifozët.

Në portë vendosi Gianlugi Buffonin, në mbrojtje vazhdojë me John Terry, Thiago Silvan, në të majtë Paolo Maldinin, ndërsa Cafun në krahun e djathtë.

Formacioni i tij vazhdoi me Andrea Pirlon, Zinedine Zidanen, Frank Lampard, Kaka, Zlatan Ibrahimovic dhe Andriy Shevechnko.

Formacioni i Carlo Ancelottit: Buffon, Cafu, Terry, Silva, Maldini, Pirlo, Zidane, Lampard, Kaka, Ibrahimovic dhe Shevchenko.
Shtuar më 31/03/2020, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori