Ancelotti: Zidane bëri zgjedhen e duhur me rikhimin tek Reali
Carlo Ancelotti është i bindur se Zinedine Zidane ka vepruar mirë për rikithimin e tij tek Reali i Madridit.

Ancelotti i cili drejtoi për dy sezone Los Blancos beson se Zidane është në situatën më të përsosur.


"Zidane është kthyer me dijeni dhe unë nuk shoh asnjë rrezik të menjëhershëm për të. Askush nuk mund t’ia lë atij përgjegjësinë bazuar në rezultatet për pjesën e mbetur të sezonit", ka thënë Ancelotti për France Football.

"Gjithçka do të jetë e qetë për disa muaj dhe është e rëndësishme ta kesh këtë qetësi. Është shumë e rrallë në futboll. Kthimi i tij në Real Madrid tani është zgjedhja e duhur sepse ai kohë për të mbikëqyrur gjithçka".

"Zidane dhe Real Madridi janë martesa e përsosur. Ata janë të bërë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye jam i sigurt se ata do të ketë sukses së bashku. Nga sezoni tjetër, ata do të garojnë në Spanje dhe në Evropë".
Shtuar më 20/03/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori