Anderlecht merr vendim, shikoni çfarë do të ndodhë me Abazajn
Ecuri aspak pozitive ajo e Kristal Abazajt te skuadra e Anderlecht. Shqiptari u transferua në merkaton e verës te gjigantët belgë, por nuk arriti të bindte drejtuesit.

Minutat tek ekipi i parë ishin me pikatore, teksa 22-vjeçari “u degdis” te skuadra e dytë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk është në planet e trajnerit të Anderlecht, teksa klubi po mendon ta huazojë te një skuadër e dorës së dytë, për të pasur më shumë hapësira.

Sipas asaj që raporton “Het Nieuwsblad”, drejtuesit i kanë komunikuar Abazajt si dhe serbit Adziç se do të huazohen deri në fund të sezonit. Edhe pse emër konkret të ndonjë skuadre nuk ka, shqiptari pritet të qëndrojë në kampionatin belg për t’u ambientuar më mirë.

Shtuar më 08/01/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori