Anderlecht nxjerr në merkato Abazajn?
Anderlechti i Belgjikës, për momentin pa trajner, po punon për të gjetur “timonierin” e ri të skuadrës, por në të njëjtën kohë, po merret edhe me listën e transferimeve të lojtarëve.

Ish-trajneri që e mbylli me Anderlechtin, nuk e kishte në interesat e tij Kristal Abazajn, dhe ky i fundit kishte nisur të mendonte një huazim. Por, nga emërimi i teknikut të ri varen edhe shumë gjëra, se cilët mund të largohen në këtë janar.

Siç raportojnë në Belgjikë, klubi ka një listë transferimesh me plot 11 lojtarë, ku mes tyre është edhe Kristal Abazaj. Me një përllogaritje të thjeshtë, të gjithë këta lojtarë shkojnë në vlerën e 15 mln eurove.

Vetë Abazaj, pak para mbylljes së vitit 2018, kishte deklaruar se do fliste me drejtuesit, për mundësinë e një huazimi në këto 6 muaj, por jo të largohej përfundimisht nga Anderlehti. Klubi pagoi në verë tek Skënderbeu, vlerën e 750 mijë eurove për ta marrë. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori