Anderlechti vendos për të ardhmen e Hasit
Pas deklaratave të Besnik Hasit se ndihet nën presion dhe i rrezikuar të largohet nga bordi drejtues i Anderlechtit, i menjëhershëm ishte reagimi i klubit Mbretëror në Belgjikë.
Pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Kortrijk-ut, në disa prej fjalëve të tij për mediat, Hasi tha se “presioni i krijuar nga bordi përpara ndeshjes ishte i panevojshëm”.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u shpreh i sigurt se do të jetë sërish “nën presion, prej humbjes së parë të ekipit, ndërsa rezultatet pozitive i shërbejnë vetëm lojtarëve dhe jo trajnerit”.

Por, menaxheri i klubitAnderlechtit, Herman Van Holsbeeck i dha garanci për të ardhmen teknikut gjakovar. Sipas tij “është e sigurt se klubi i mirënjohur belg do ta mbyllë sezonin me trajnerin Hasi”.

Ai këmbënguli se klubi nuk ka pasur asnjë plan rezervë dhe asnjëherë nuk janë vënë në kërkim të një trajneri, për të mbyllur sezonin. Gjithsesi, menaxheri Van Holsbeeck nuk harroi ti kujtonte teknikut shqiptar ato që janë ambiciet e vetme të klubit: fitimi i titullit kampion dhe pjesëmarrja në Champions.
Shtuar më 15/03/2016, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori