Anderson: “Të jetosh me Cristianon do të thotë të punosh 24 orë”
Ish-lojtari i Manchester United dhe bashkëlojtari i Cristianos, Anderson u shpreh se të jetosh me Cristianon do të thotë të punosh 24 orë në ditë.

“Ai është një njeri sensacional. Nuk me njihte, por Cristiano me la në shtëpinë e tij sikur të isha vëllai i tij. Poashtu edhe Nani”, bëri të ditur Anderson gjatë një interviste për Esporte Universal.

Anderson për Esporte Universale ka treguar se në një koncert në Brazil ku kishte shkuar Cristiano nuk kishte pasur zonë VIP dhe se kjo sipas tij kishte bërë që portugezi të mos shkonte më kurrë në një koncert.

“E kam dashur Ivete dhe kam dashur të shkoj në koncertin e saj. E njihja dhe kisha njohuri se në Brazil ajo ishte si Michael Jackson. Koncerti i saj ishte i mbushur plot me njerëz dhe nuk kishte zonë VIP. E pyeta se si kishte shkuar koncert dhe ai më tha se ai kurrë nuk do të shkojë më në një koncert dhe pastaj filloi të qeshë”, deklaroi Anderson. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori