Andi Lila fiton “derbin” kundër Migjen Bashës
Pëlqej
PAS Janina e Andi Lilës ka mposhtur Arisin e Migjen Bashës me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 4 të Superligës greke.

Të dy futbollistët shqiptarë u aktivizuan titullarë, teksa Basha u ndërrua nga trajneri në minutën e 80'.

Një autogol i Delizis ne minutën e 65' i dhuroi fitoren vendasve, të cilët e shohin veten në vendin e 6 në kuotën e 6 pikëve. Paraqitje e kënaqshme për 2 mesfushorët e Kombëtares, kur ai që spikati më tepër ishte Andi Lila.

Ndërkohë për Aris kjo ishte humbja e parë në kampionat. Për sa i përket Mërgim Mavraj, ai nuk ishte i disponueshëm për këtë përballje.
Shtuar më 22/09/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori