Andi Lila është tashmë zyrtarisht një futbollist i Tiranës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u prezantua para tifozëve bardheblu në prag të ndeshjes së javës së dytë të Superligës, mes Tiranës dhe Teutës.
Në fjalën e tij, para prezantimit,
Lila foli për
gjendjen e tij, teksa nuk mungoi as një thumbim për presidentin e Kukësit, Safet Gjici.
"Sinqerisht që të dalësh kampion duhen shumë komponent të bashkohen bashkë. Tirana ka vite që nuk e fiton trofeun duhet që të jemi të gjithë bashkë, që Tirana të
dali aty ku duhet të
dali, tifozët, stafi, lojtarët, presidenti. Nuk jam në
gjendjen më të mirë timen. Do të përpiqem që ta arrijë sa më shpejt. Nuk dua të merrem me Safet Gjicin, por një batutë do ta them: I dyti është humbësi i parë thoshte ai dhe unë e shikoj Gjicin përherë të dytin."-tha
Lila për "Supersport".
Shtuar më 27/08/2019,
ora 18:58