Andi Lila shpërthen ndaj Erion Braçes: Ndaje mendjen, flet si politikan apo si tifoz
Andi Lila, kryetari i Sindikatës, së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj Zv/kryeministrit, Erion Braçe, i cili në ditën e djeshme ka reaguar rreth favoreve skale të kërkuar nga klubet.

Në reagimin e tij, Lila thekson se Braçe disa herë et si tifoz e disa herë si zyrtar shteti jashtë realitetit., ndërsa shton se politika në Shqipëri kujtohet për futbollin vetëm kur shkojmë në Europian.


"I nderuar z. Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti fatkeqsisht jashte realiteti. Pa dashur te hyje ne replika pa vlere jo vetem me ju zoti Brace por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend. Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti Maxhoranca qeverisese qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille. Z.zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet. Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjehere nuk mbahen. A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore qe na beri ne si futbolliste qe te angazhoheshim ne themelimin e Sindikates tone.

Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjithe ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndyshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto drafligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara, shprehej Lilaj.


Ndërkohë, Erion Braçe i është kundërpërgjishur Andi Lilës teksa ky i fundit akuzoi Zv.Kryeministrin duke thenë se ai herë flet si tifoz dhe herë si zyrtar.

Ai shprehet se ka lirinë të flasë dhe ka thënë se kontratat mes klubit dhe lojtarëve i rregullon FSHF-ja dhe jo qeveria.

Reagimi i Erion Braçes:

PER ANDIN, FUTBOLLIN E PISTE DHE LIGJSHMERINE QE DUA! I nderuar zoti Lila! Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare, i duartrokas pa fund kur e meritojne, por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve, po ndaj me ju, tre kater mendime mbi ate qe lexova. E para dhe kjo eshte personale; Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave, nuk me thote dot se si duhet te flase! Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua: Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic, prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin! Tani per ceshtjen; E para, une nuk paragjykoj kerkend, as individe, as ekip e as FSHF. Une i referohem fakteve! Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate! I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme! Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli! Tani nje pyetje kam; Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe? Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni! E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?! Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?! Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate. Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund. E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve. Por duhet te dish dy gjera: E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen; E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA! Kjo eshte E VERTETA. Si tre stadiumet e kesaj qeverie! Aty luan ti!










Shtuar më 01/08/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori