Andre Gomez: Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, familja ime vuante në Spanje
Andre Gomez ndihet i lumtur te skuadra e Evertonit në kampionatin anglez. Portugezi është shrehu gjithashtu se familja e tij ka vuajtur në qytetin e Barcelonws, shkruan Albeu.com.

Fubtollisti u largua nga Barcelona në formë huazimi për 1 vit te Evertoni.

"Koha ime në Barcelonë ishte e vështirë sepse nuk ndihesha i lumtur”, tha Gomes.

"I kisha disa momente të mira, por gjatë momenteve të vështira vuajta për babanë dhe nënën. Për mua ishte shumë e vështirë t’i përmbush pritjet, jo vetëm të tifozëve por edhe të miat”, shtoi ai.

"Nuk mundja t’i shihja prindërit duke vuajtur, por tani jam duke e shijuar futbollin përsëri”, shtoi ai.

Shtuar më 16/12/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori