Andre Villas-Boas i çmendur pas Frankie De Jong
Andre Villas-Boas është thellësisht i goditur nga Frenkie de Jong. Mesfushori i Ajax dhe Holandës, që është blerë tashmë nga skuadra e Barcelonës i sjell në mendje atij sa i përket aspektit teknik, Rafael van der Vaart dhe Wesley Sneijder.

"Është e jashtëzakonshme, më pëlqejnë futbollistët që shkëlqejnë teknikisht, taktikisht mund t’i japësh formë të gjithë futbollistëve, si të bësh presion dhe se çfarë të bëjnë me topin. De Jong ka atë teknikë, njëlloj si Van der Vaart e Sneijder, futbollistët që kontrollojnë topin, mesfushorët klasikë holandezë”, deklaroi Andre Villas-Boas. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2019, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori