Do të jetë
Andre Villas-
Boas pasardhësi i Luciano Spallettit në stolin e Zenit Shën Petersburg. Shoqëria ruse pritet t'ia besojë drejtimin e skuadrës pikërisht trajnerit portugez, i cili u largua nga stoli i Tottenhamit në dhjetorin e shkuar. Pas eksperiencave të dështuara në Premier League fillimisht me Chelsea-n dhe më pas me "Gjelat" që përfunduan në të dy rastet me shkarkimin e tij,
Andre Villas
Boas do ta rinisë punën e tij nga Rusia.
Prezantimi i tij te Zeniti do të bëhetjavën e ardhshme dhe nuk dihet ende nëse tekniku 36-vjeçar do të ulet në stolin e skuadrës në sfidën e kthimit me Borussia Dortmund në Champions League, që do të zhvillohet mërkurën në "Signal Iduna Park".
Objektivi i Villas
Boas me Zentin do të jetë fitimi i kampionatit rus ku pas 20 ndeshjesh të zhvillura skuadra nga Shën Petersburgu renditet e dyta me 41 pikë, 2 më pak se Lokomotiva e Moskës që udhëheq kampionatin.
Te Zenti Villas-
Boas do të gjejë dhe një njohje të vjetër siç është sulmuesi brazillian Hulk pasi të dy kanë qenë pjesë e Portos para disa sezonesh. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2014,
ora 11:42