Më shumë se 67 mijë veta kanë votuar në faqen e
Serie A Tim në
Facebook për futbollistin më të mirë të vitit
2012">
2012. "Regjisori" i bardhezinjve,
Andrea Pirlo, ka kryesuar me rreth 100 vota më shumë se talenti i Milan Stephan El Shaarawy, ndërsa i treti është renditur sulmuesi uruguajan i Napolit, Edinson Cavani.
7 gola të shënuar me Juventus, asiste gjeniale, ajo penallti në formë parabole, e cila ëmbëlsoi natën mes 24 dhe 25 qershorit të italianëve në Euro
2012">
2012 përballë Anglisë, titulli kampion dhe Superkupa e Italisë. Ttë gjitha këto përbëjnë atë vit
2012">
2012, të magjishëm, për Pirlon. Këtë verdikt kanë dhënë tifozët, të cilët kanë votuar në sondazhin e faqes zyrtare të
Serie A në rrjetin social
Facebook.
Kanë shprehur preferencën e tyre gati 67 mijë persona: mesfushori juventin grumbulloi 13,292 vota. Kthesa e madhe, me pothuajse 1 gol për ndeshje që prej shtatorit, ka ngecur vetëm në hapat e fundit të "lavdisë" për sulmuesin e Milan-it (100 vota më pak), aktualisht golashënuesi më i mirë i
Serie A. Në vendin e tretë, më i distancuar nga dy vendet e para, është klasifikuar Edinson Cavani, me 5,669 vota.
Në krahasim me "Faraonin", duhet thënë se
Pirlo e ka merituar këtë çmim simbolik pak më shumë, për shkak të vazhdimësisë së treguar.
Andrea e mori mbi shpatulla Juventus-in edhe gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, në luftën për titull, duke shënuar golin e parë bardhezi kundër Catania-s, teksa edhe sivjet e ka nisur fuqishëm, duke shënuar që ndaj Parma-s, përveç se ka fituar zemrat e tifozëve në "Juventus Stadium", me pikën e tij më të fortë: asistet.
Gjatë vitit kalendarik
2012">
2012 numërohen plot 7 gola, shumica e të cilave kanë ardhur nga specialiteti i tij, goditjet e dënimit. I rëndësishëm në këtë votim ka qenë edhe Europiani, si dhe ajo penallti alla-Totti kundër Anglisë. Nëse verdikti i finales së Kievit do të kishte qenë ndryshe, ndopër fitimin e "Topit të Artë
2012">
2012". /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013,
ora 09:12