Andrea Pirlo te LA Galaxy?
Pëlqej
E ardhmja e Andrea Pirlos mund të jetë në Major Leage Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesfushori që është i dëmtuar te Juventusi mund të jetë pasuesi ideal i Landon Donovan te Los Angeles Galaxy të cilët janë gati t’i ofrojnë një pagë të afërt me atë të Juves: 3.5 milionë dollarë në sezon, shkruajnë mediat italiane.

Kontaktet mes palëve pritet të nisin që në muajin janar pavarësisht se 35-vjeçari ka një kontratë deri në 2017 me kampionët e Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori