Andrea Stramaccioni, "The Special Two"
"Special Two". Asnjë si Andrea Stramaccioni në stolin e Inter që prej kohës kur u largua Jose Mourinho, ndaj dhe zikaltrit, me në krye Massimo Morattin, ëndërrojnë. Rrugëtimi i Stramas në stolin e Inter ka dhënë rezultate pozitive dhe gjithë të dhënat tregojnë se po shkohet në rrugën e duhur. Duhet vetëm pak vazhdimësi dhe eksperiencë për tu shndërruar në një klub të madh si në kohët e portugezit.

Zikaltrit janë në ndjekje të Juventus dhe Napoli. 12 në 6 ndeshjet e para (4 sezonin e shkuar), 10 gola të shënuar e 6 të pësuar ndryshe nga starti skandaloz i Gasperinit sezonin e shkuar. Edhe dy paraardhësit: Roberto Mancini e Rafa Benitez në këtë periudhë kishin grumbulluar vetëm 10 pikë.

Vetëm Mourinho bënte mirë që në vitin e parë: 13 pikë në 6 ndeshjet e para e më pas mbërrinte edhe titulli kampion.

Duhet durim por rikonstruksioni ka nisur tashmë.../albeu.com/



Shtuar më 02/10/2012, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori