Andres Iniesta debuton para 26 mijë tifozëve
Debutim i hidhur për Andres Iniestën në aventurën e re në Japoni me Vissel Kobe.

Skuadra e 34-vjeçarit spanjoll, që e ka kaluar të gjithë karrierën e tij të deritanishme te Barcelona, u mposht 0-3 nga Shonan Bellmare në kampionat, në sfidën që u ndoq nga 26 mijë spektatorë.

Iniesta e nisi ndeshjen nga stoli, duke u hedhur në fushë në minutën e 59', kur skuadra e tij kishte pësuar dy gola.

Ky vendim i trajnerit vendas për të mos e aktivizuar titullar i zhgënjeu të pranishmit në stadium, shumë prej të cilëve me flamurin spanjoll.

Për minutat që luajti dukej qartë se Iniesta nuk ishte në formën e duhur fizike, por cilësitë teknike binin lehtësisht në sy. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori