Andres Iniesta zyrtarizohet si lojtarë i skuadrës japoneze
Tashmë është zyrtare, Andres Iniesta është prezantuar nga skuadra e tij e re japoneze, Vissel Kobe.

Zyrtarizimi i ish-mesfushorit të Barcelonës u bë ditën e sotme ku është takuar edhe me pronarin e klubit të tij të ri .

Javë më parë, Iniesta njoftoi se pas 22 viteve qëndrimi në Barcelonë, ku edhe fitoi gjithçka në karrierën e tij, do të largohej në përfundim të sezonit.

Skuadra e tij e re Vissel Kobe nuk ka dhënë asnjë detaj rreth marrëveshjes apo kohëzgjatjes së kontratës së mesfushorit spanjoll por vetëm ka bërë zyrtarizimin e futbollistit. /albeu.com/


Shtuar më 24/05/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori