Anelka: Do ta thyej rekordin personal
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Chelseat Nicolas Anelka ka njoftuar se do të shënojë shumë gola këtë sezon, pasi atij hat-tricku në ndeshjen e fundjavës kundër Sunderlandit.“Zakonisht unë tërhiqem prapa e marr topin dhe krijoj raste.Mirëpo, ne kemi shumë lojtarë të cilët e bëjnë këtë gjë, kështu që duhet të qëndroj në sulm dhe të bëhem i durueshëm derisa të me jepet mundësia”.

“Edhe pse ka qenë shumë vështirë për mua të qëndroj vetëm përpara, megjithatë ia ka vlejtur”.

“Ky ishte hat-tricku im i parë për Chelsean dhe jam shumë i lumtur për këtë. Është gjithmonë kënaqësi kur shënon, mirëpo është shumë lehtë të shënosh me këtë skuadër sepse ne luajmë si ekip”.

“Numri më i lartë i golave që kam shënuar për një sezon ka qenë 25, edhe atë kur luaja për Manchester Cityn. Ndërsa këtë sezon do të mundohem ta thyej këtë rekord, pasi që tashmë kam shënuar nëntë gola. Sido që të jetë, më e rëndësishmja është që Chelsea të fitojë”, ka përfunduar sulmuesi francez.
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori