Anelka tregon arsyen e largimit nga Arsenali
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka zbuluar se arsyeja e largimit tё tij nga Arsenali disa vite mё parё ishte t’i ndëshkonte tifozёt e klubit.
Francezi ka thёnё edhe se 17 golat qё ai i shёnoi nё sezonin e fundit u shënuan si hakmarrje kundër përkrahësve tё klubit.

“Kur fillova sezonin, kishte njё sondazh pasi unё kisha marrë vendin e Ian Wright. Mendova se tifozët vërtet e donin atё dhe ishin tё kënaqur me mua. Por kur i pash rezultatet mendova se kam bёrё gjithçka pёr asgjë”, ka thёnё Anelka.

“Mendova, ‘Kёshtu mё falënderoni. OK, Do tё luaj, do tё shënoj gola dhe kur do tё filloni tё thoni Anelka, Anelka, do tё largohem’. Dhe kështu bëra pasi isha i hidhëruar me ta”, ka shtuar francezi.

Anelka u transferua nё Arsenal nё vitin 1997 nga PSG, dhe qëndroi deri nё vitin 1999, nga ku shëtiti nёpër shumё klube, si Real Madrid, Mancheser City, Liverpool, Bolton, PSG, dhe sё fundi ka rigjetur veten nё sulmin e Chelseat.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori