Anësori i Chelseat flet pas listës së Topit të Artë
Pëlqej
Eden Hazard ka thënë se Topin e Artë nuk ka qenë synimi në karrierën e tij futbollistike.

Superstari i Chelseas u klasifikua në listën e 30-të lojtarëve së bashku me favoritët për çmimin; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.

Hazard u habit nga nominimi, por shtoi se qëllimi i tij kryesor ishte të siguronte që ai të jepte performancën më të mirë sezonin e kaluar, shkruan Albeu.com.

Ai tha: "Kjo nuk është aspak një qëllim. Vitin e kaluar u përpoqa të bëja sezonin më të mirë të mundshëm.

"Ishte një vit i shkëlqyer".

Belgu shënoi 17 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar dhe është një nga yjet e Premier Leagues që do të jenë në listën e ngushtë për çmimin.

Është hera e katërt që mesfushori është përzgjedhur, pasi ka marrë nominime në 2013, 2014 dhe 2015.

Kur u pyet për njohjen, trajneri i Chelseat, Antonio Conte thuri lavdërimet e 26-vjeçarit.

Ai shtoi: "Të gjithë e dimë se ai është i talentuar, ne e njohim forcën e tij dhe ai është një lojtar i vërtetë dhe me të vërtetë i mirë.

"Ai është një njeri i mirë, një djalë i mirë". /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori