E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Anglezët të hidhëruar pas ndeshjes me Crvena Zvezdën: Kush u dha bileta tifozëve serbë?
Te Tottenham janë shumë të zemëruar edhe pas fitores së thellë kundër Crvena Zvezdës.

Skuadra nga Londra e Veriut shënoi pesë gola, por problemi nuk është shfaqur në fushë, por në tribuna.

Anglezët u "çmendën" kundër panë tifozët e Crvena Zvezdës "Delije" në tribuna.

Mënyra se si tifozët serbë hynë në stadium i ka shqetësuar ishullorët.

"Crvena nuk ka organizuar udhëtim për tifozët dhe ne nuk kemi lidhje me këtë. Policia ka konsideruar madje edhe mundësinë e përjashtimit të tyre nga stadiumi për shkaqe sigurie", raportojnë mediat në ishull.

Tottenhami ka njoftuar sot se ka filluar një hetim ndaj kompanisë që merret me shitjen e biletave të klubit londinez, dhe ata duan të dinë se kush ua dha biletat serbëve.
Shtuar më 23/10/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori