Angli 1-2 Spanjë, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Spanja arriti të merrte një fitore të madhe sonte kundër Anglisë në "Wembley Stadium", ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtari i ndeshjes është mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez që realizoi edhe golin e barazimit në minutën e 13'.

Edhe Rodrigo që shënoi golin e përmbysjes dhe që dha një assist është vlerësuar me notën 7.7.

Nga Anglia lojtari më i mirë ishte Marcus Rashford me notën 7.2 që shënoi golin e vetë për skuadrën e tij.

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte mesfushori anglez, Jordan Henderson që u vlerësua me notën 5.6. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori